AC Milan dhe Inter nuk do të mund të prishin San Siro dhe të ndërtojnë një stadium të ri.
Një njoftim erdhi të martën nga Komisioni Rajonal i Trashëgimisë Kulturore të Lombardisë (nëpërmjet La Gazzetta dello Sport) i cili konfirmoi se unaza e dytë e stadiumit po vendosej nën një kufizim, çka do bënte të pamundur prishjen e stadiumit.
Kjo pasi unaza e dytë po mbush 70 vjet, duke marrë një status ku mbrohet me ligj dhe nuk mund të prishet pas vitit 2025.
Ishte bërë e qartë mes të gjitha ndalesave burokratike se Milani dhe Interi nuk do të ishin në gjendje të zbatonin planin e tyre origjinal në një kohë të shkurtër, por të dy klubet tani do të angazhohen për të ndërtuar stadiumet e tyre larg San Siros. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të shihet.