osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Skandali i kapjes së shtetit nga një familje! Autori i vrasjes në Vlorë sekser dhe doganier, babai ish oficer kufiri shef i Kadastrës, mamaja ish avokate seksere në KLP, motra juriste me xhaxhain në Prokurori

Skandali i kapjes së shtetit nga një familje! Autori i vrasjes në Vlorë sekser dhe doganier, babai ish oficer kufiri shef i Kadastrës, mamaja ish avokate seksere në KLP, motra juriste me xhaxhain në Prokurori

Ngjarja e rëndë e ndodhur tre ditë më parë në Vlorë, ku pas një konflikti Rei Meta la të vdekur ndërtuesin 55-vjeçar, Armando Meshau ka nxjerrë në publik të tjera detaje që vënë në dyshim figurën e nënës së tij, anëtares së KLP-së, Nurihan Meta.

Në deklarimin e tij në polici, Rei Meta tha se konflikti ishte për një pazar për dhurimin e 1 apartamenti në Vlorë që ai do të përfitonte nga puna që do të bënte si sekser për marrjen e truallit për ndërtim.

Pak orë pas ngjarjes u bë publik fakti që Rei Meta është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta.

Por jo vetëm anëtarja e KLP-së, edhe të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes së saj kanë poste të rëndësishme në administratë.

Bashkëshorti i anëtares së KLP-së, Hazis Meta, me profesion oficer kufiri është Shef Sektori Juridik në Kadastrën e Përgjithshme, i emëruar pas zgjedhjes së gruas në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Vajza e tyre, motra e Rei Metës, Santeliana Meta, deri në momentin kur e ëma u emërua anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, punonte në Ministrinë e Brendshme bashkë me xhaxhain P. Meta, ndërsa nga 1 janari 2020 e në vazhdim është Shefe Sektori në Prokurorinë e Tiranës.

Ndërsa vetë autori i ngjarjes Rei Meta përvecc sekserit, zyrtarisht punonte edhe si Përgjegjës Grupi i Inspektorëve të Kontrollit Fizik në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.