osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Huliganët kroatë kaluan nga Shqipëria, mediat greke: Pse nuk u ndaluan në Kakavijë?

Huliganët kroatë kaluan nga Shqipëria, mediat greke: Pse nuk u ndaluan në Kakavijë?

Në Athinë janë në zi për ndarjen nga jeta të tifozit 29-vjeçar të AEK-ut Michalis Katsouris, prej goditjeve me thikë nga ana e huliganëve kroatë të Dinamo Zagrebit.

Teksa tre të lënduar të tjerë janë në gjendje të rëndë në spital, autoritetet helene janë kritikuar për mënyrën sesi menaxhuan situatën dhe si lejuan të hynin në Greqi mbi 100 huliganë të grupimit “Bad Blue Boys”.

Ministri i Brendshëm Janis Oikonomou ka shkarkuar nga detyra 7 zyrtarë të lartë të policisë greke, kryesisht nga Janina.

Teksa hetohet sulmi vrasës jashtë “OPAP Arena”, mediat greke raportojnë se huliganët dyshohet se kanë hyrë fillimisht në Janinë përmes Shqipërisë, pasi më parë kishin kaluar nga Kroacia dhe Mali i Zi, duke vazhduar më pas rrugën për në Athinë përmes rrugës Joniane.

Konkretisht, burimet e Protothema thonë se 80 persona kanë hyrë nga dogana e Kakavisë dhe tetë automjete të tjera me numër të panjohur personash kanë hyrë nga Niki dhe Krystallopigi, pika doganore në Follorinë. Madje, ata zgjodhën të shmangin kalimin përmes Serbisë, me frikën se mos dalloheshin nga tifozët e ekipeve serbe, me të cilët kanë marrëdhënie armiqësore.

Më pas, sipas burimeve policore, dyshohet se grupi i madh i huliganëve është ndarë në disa nëngrupe për të kaluar pa u vënë re deri në sulmin përfundimtar.

Disa prej tyre kanë përdorur automjetet personale dhe në bashkëpunim me tifozë të tjerë të ekipit grek të Panathinaikos kanë mbërritur në lagjen Filadelfia e Re, duke shkaktuar trazirat që u mbyllën me një të vdekur.

Çfarë ndodhi pas hyrjes në Greqi?

Ajo që tani po tentojnë të kuptojnë autoritetet greke është nëse pas kalimit në Kakavijë dhe Follorinë ka pasur një informacion qendror nga shërbimet doganore për ardhjen e tifozëve kroatë.

Media lokale epiruspost.gr raporton se në Kakavijë kanë kaluar rreth 80 persona dhe janë informuar shërbimet qendrore të Ushtrisë Greke.

Në të njëjtën kohë, sipas të njëjtit instrument, është kryer një kontroll lidhur me bagazhet, pa u konstatuar armë si shkopinj, gjë që dëshmon se ato janë blerë brenda territorit grek.

Nga ana e tyre, burime policore nga Athina pohojnë se ende po kontrollohet nëse menaxhimi, i cili është bërë nga shërbimet në momentin që huliganët kanë kaluar në Kakavijë, ka qenë i duhuri për përballimin e duhur të situatës.

Ndërkohë, siç bën me dije SKAI, autoritetet malazeze në orën 09:22 të mëngjesit të së hënës i kanë dërguar selisë së policisë greke dokumentin dy faqësh duke i informuar se tifozë të rrezikshëm kishin kaluar kufirin dhe ishin nisur për në Athinë.

“Të nderuar kolegë më 7 gusht 2023 nga ora 03:00 e mesnatës deri në orën 06:00 të mëngjesit nga stacioni kufitar Bozai, në dalje për në Mal të Zi policët malazezë kontrolluan shtetas të Republikës së Kroacisë – rreth 120 të rinj – të cilët spekulohet se po udhëtojnë drejt Greqisë për të parë ndeshjen e futbollit AEK-Dinamo Zagreb”, theksohet në informacionin e dhënë nga autoritetet malazeze.

Sipas SKAI-t, tabela e vendosur në dispozicion të policisë helene tregon jo vetëm informacionin dhe numrin e njerëzve, por edhe markat e makinave me të cilat udhëtonin si dhe targat e tyre.