Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgos Gerapetritis ka folur për çështjen e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri i cili ndodhet në burg prej 12 majit.
Ai ka konsideruar qëndrimin e palës shqiptare si “një autogol” duke u shprehur “mesa duket Shqipëria po qëllon këmbët e veta”. Këtë deklaratë ministri grek e bëri gjatë një interviste për kanalin shtetëror ERT. Sipas tij paraburgosja e Belerit është e paligjshme dhe cënon shtetin e së drejtës.
Gerapetritis nënvizoi se qeveria greke ka ndërmarrë një sërë nismash jo vetëm për lirimin, por edhe për betimin në postin e kryebashkiakut, duke thënë se këto çojnë në përshkallëzim të situatës dhe rritje tensioni.
“Me mënyrën se si vepron pala shqiptare, me siguri po qëllon veten në këmbë (bën autogol)”, është shprehur Gerapetritis, duke paralajmëruar se “nëse Fredi Beleri shkarkohet nga posti, atëherë do të drejtohemi në një përkeqësim serioz të marrëdhënieve greko-shqiptare.