osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

S’paku mbyllni gojën portahaleve, shoqëri që “parkun” dje… e dinit komunist!

S’paku mbyllni gojën portahaleve, shoqëri që “parkun” dje… e dinit komunist!

Ju kujtohet “Gropa e Hajdin Sejdisë”!? Po parku te Tajvani dhe ai te liqeni artificial, po Lana? Kush e mësoi shqiptarin që të gjente ku kishte park dhe të vendoste kioskën e tij kapitaliste në fillimet e shëmtuara të medemek demokracisë dhe kapitalizmit shqiptar!?

Kush ishte ideatori i shkatërrimit të çdo gjëje publike, jo vetëm parqe dhe lulishte, por dhe fusha sportive dhe oborre shkollash!?

Kush ishte pra, si e ka emrin njeriu që mori dhe fushën e Aviacionit dhe Klubin Partizani? Po kështu në të gjithë Shqipërinë, nuk u la park dhe lulishte, pa u marrë dhe mjedis publik pa u shkatërruar! Në 28.000 km katror të “Shqipërisë Londineze” e kam fjalën!

E një pjesë e këtij aksioni të çmëndur imoral dhe dekadent, por dhe kriminal, u arsyetua me qënien “komuniste” të parqeve dhe lulishteve që kishte bërë diktatura dhe Enveri?! Kështu i mësoi shqiptarët ideatori i demokracisë kriminale shqiptare ose Sali Berisha!?

Por këtë e bëri, sepse ai kishte në dispozicion një shoqëri jo vetëm të dalë nga diktatura dhe arroganca e saj, pro dhe nga injoranca edhe ndarja me botën e qytetëruar si dhe një shoqëri që ishte tejet, por tejet e ideologjizuar dhe tashmë u kthye në tejet e politizuar!

Kjo shoqëri, nuk ndalon prishjen e parkut, nuk ndalon shkatërrimin e ekologjisë, sepse e ka bërë kudo vetë në Shqipëri. Kjo shoqëri nuk ka lidhje fare, por fare fare, me pronën publike!

Kjo vetëm bën gam gam në porthale dhe jo kaq shumë në televizione që janë shumica prona të “lumpen pronarëve” të dalë nga marrëzia kolektiviste bolshevike dhe “punuar” fortë në fillimet e tyre për të ngritur lumpen proletariatin në zengjinë që nuk ju vlen asgjë për to, përveç pronës së tyre akoma më mirë në pronë publike.

Sot askush në pozitë dhe opozitë nuk bën asnjë grimacë ankesë, sepse janë pjesë e përbashkët e sundimit të shoqërisë keqane dhe injorante shqiptare. Shoqëria biles sipas meje është shumë më keq se ata! Asaj shoqërie që publiken e urren dhe që lulishten e di për pensionistat dhe që e ka ndërtuar Enveri. Në qoftëse do të kishin pasur një shoqëri tjetër të kujdesur për pronën publike dhe për lulishte dhe parqe – as planet e Veliajt dhe qeverisë Rama nuk do të ishin bërë. Jo, sepse do të ishte tjetër interes shoqëror dhe publik.

Por kjo shoqëri, nuk ka interes publiken, as qetësinë urbane në përgjithësi. Kjo shoqëri do të jetojë ngushtë në lëkurën e njëri tjetrit! Do të jetojë në kaos dhe nganjëherë kur dhe planet bëhen mirë, ajo refuzon të pranojë, se do të jetojë në rrëmujë. Po si te Astiri dhe gjetkë! Tirana ka disa zhvillime dhe i pari zhvillim urban është ai i Zogut dhe Italianëve.

I dyti ai i Enverit dhe i treti tentoi Berisha me kioskat dhe marrëzitë e tij frenetike të shëmtuar dhe pushtese tokash kudo dhe lulishtash e parqesh ngado! Nuk pati jetë, sepse ja prishi përgjysëm planet Rama! Prishin planet e qëndrës, sepse periferia vazhdoi pushtimin. Tirana e tretë është Tirana e Edi Ramës.

Ajo që do të mbetet përgjithmonë, sepse nuk mund dhe nuk do ta ndalojë askush! Nuk do ta ndalojë për dy arsye! Sepse ky interes zhvillimi, ka brenda të gjithë klasën potilike dhe shoqërinë civile “puthëse bythe” e saj!

Arsye e dytë dhe kryesore është se Rama dhe Veliaj në vizionin e tyre, janë një hap përpara shoqërisë shqiptare donkishtoteske dhe arrogante në injorancë dhe urbanitet. Këtë shoqëri po e dëgjove dhe e le të veprojë ajo zhduk gjthishka normale dhe morale në urbanitet dhe transformimin e Tiranës e bën kriminalisht.

Prandaj Rama do të ketë Tiranën e tij të viteve 2030-të, e cila pastaj do të mbetet përgjithënjë. S’paku mbyllni gojën shoqëri porthalesh, që parkun e dini komunist dhe për tu mbushur ose me kioska të Berishës, ose kulla të Ramës.

Po në qoftëse Rama ndërton kulla dhe me përkrahjen e Berishës, ai pastaj di të ndërtojë parqe dhe lulishte diku diku. Porthalistat jo, nuk dinë asgjë përveç zaptimit të pronës dhe shkatërrimit të publikes përfshi lulishtet dhe parqe.

Mjaft lumpen proletarë asnjëherë të bindur në rrugë të qytetërimit dhe urbanitetit. Mbylleni “shkarpën” mediatike.