Lajmi për ndarjen e kryeministrit kanadez Justin Trudeau dhe Sophie Grégoire Trudeau bëri xhiron e rrjetit.
Çifti, i cili prej 18 vitesh janë të martuar, njoftuan bashkërisht ndarjen e tyre në postimet në Instagram më 2 gusht. Teksa në rrjet kanë nisur spekulimet, mes tyre shumë zëra mendojnë se shkak i ndarjes së kryeministrit kanadez është Idris Elba.
Nuk dihet ku bazohen këto aludime, por kujtojmë që vetë Elba është i martuar. “Përshëndetje të gjithëve, Sophie dhe unë dëshirojmë të ndajmë faktin se pas shumë bisedave kuptimplota dhe të vështira, ne kemi marrë vendimin për t’u ndarë.
Si gjithmonë, ne mbetemi një familje e ngushtë me dashuri dhe respekt të thellë për njëri-tjetrin dhe për gjithçka që kemi ndërtuar dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë.”, tha Trudeau në një postim në Instagram.
Në rrjetet sociale qarkullojnë aludime se mes çiftit ka hyrë një palë e tretë dhe se Sophie mund të jetë në lidhje me një aktor të famshëm, ku emri më i lakuar është ai i Idris Elba.
Kryeministri kanadez dhe ish-prezantuesja kanë tre fëmijë, 15-vjeçarin Xavier, 14-vjeçarin Ella-Grace dhe 9-vjeçarin Hadrien.