Ushtria terrakota dhe kompleksi i varrimit të Qin Shi Huang janë cilësuar si vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, dhe mbeten disa nga zbulimet më të rëndësishme arkeologjike në histori.
Varri 2200-vjeçar i perandorit të parë të Kinës, Qin Shi Huang, mbetet i mbyllur hermetikisht sepse arkeologët kanë frikë se mund të fshehë kurthe vdekjeprurëse. Mauzoleumi i perandorit, i cili sundoi nga viti 221 deri në 210 para Krishtit, ndodhet në distriktin Lintong, Xi’an, Shaanxi. Ai ruhet nga ushtria ikonë terrakote, skulptura që synojnë ta mbrojnë atë në jetën e përtejme.
Ndërsa pjesë të nekropolit janë eksploruar, vetë varri nuk është hapur kurrë, për shkak të frikës se çfarë mund të jetë brenda. Në një tekst të shkruar nga historiani i lashtë kinez, Sima Qian, rreth 100 vjet pas vdekjes së Qin Shi Huang, ai shpjegon se varri është i lidhur me kurthe të krijuara për të vrarë çdokënd që ndërhyn.
“Mjeshtrit u urdhëruan të bënin harqe dhe shigjeta të përgatitura për t’u qëlluar ndaj kujtdo që përpiqej të hynte në varr. Mërkuri u përdor për të simuluar njëqind lumenjtë, Yangtze dhe lumin e Verdhë, dhe detin e madh, dhe u vendos të rrjedhë mekanikisht”, thotë historiani në tekstin e tij, sipas IFL Science.
Sipas një raporti nga Business Insider, ndërsa disa shkencëtarë i hedhin poshtë pretendimet si trillime, një studim i vitit 2020 tregoi se përqendrimet e mërkurit rreth varrit ishin në nivele dukshëm më të larta se sa pritej.
“Mërkuri mund të shpëtojë përmes çarjeve, të cilat janë zhvilluar me kalimin e kohës”, raporton IFL Science.
I frikshëm dhe ambicioz Qin Shi Huang ishte i pari që sundoi Kinën e bashkuar, dhe tregimet historike tregojnë se ai konsumonte mërkur pasi besonte se do t’i jepte jetën e përjetshme. Në veçanti, perandori shpesh pinte verë me mërkur, dhe mund të kishte vdekur nga helmimi në moshën 49-vjeçare, raportoi BBC.
Megjithatë, frika e mërkurit nuk është e vetmja gjë që i pengon arkeologët të hapin varrin, pasi shqetësohen se puna teknike mund ta dëmtojë atë.
Ushtria terrakota dhe kompleksi i varrimit të Qin Shi Huang janë cilësuar si vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, dhe mbeten disa nga zbulimet më të rëndësishme arkeologjike në histori.