osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Iso mbi kalldrëm“! Turistët në Gjirokastër tërhiqen nga këngët polifonike

“Iso mbi kalldrëm“! Turistët në Gjirokastër tërhiqen nga këngët polifonike

“Iso mbi kalldrëm “ titullohet aktiviteti i organizuar nga Bashkia e Gjirokastrës i cili po prezanton për artdashësit dhe turistët vlerat e traditës dhe këngës popullore.

Çdo fundjavë të muajit gusht grupet e këngës polifonike do të performojnë përgjatë rrugëve të kalldrëmta të pazarit karakteristik, duke tërhequr edhe turistët që vizitojnë qytetin.

Tashmë vlerat e traditës dhe folklorit cilësohen si element më të veçantë për nxitjen e turizmit

“Është vërtet e veçantë që i huaji e çmon këtë këngë këtë monofoninë tonë pa orkestër i themi ne, është gjë e rrallë, turistët e çmojnë shumë”,-tha këngëtari popullor Arjan Shehu.

Turistët e huaj vlerësojnë folklorin dhe këngët popullore si pjesë të vyer të traditatave tona kombëtare

“Unë e pëlqej polifoninë, dhe gjithashtu pëlqej çdo gjë historike të Shqipërisë, keni një histori shumëshekullore”,-tha turistja.

“Është shumë bukur kur këndojnë kështu. Ne jemi nga Australia, kam ardhur së bashku me motrën dhe gruan, kemi ardhur këtu, është diçka me vlerë që keni në Gjirokastër shumë e bukur”,-tha turisti.

“Ne në Australi akoma i mbajmë këto tradita, jam shumë e emocionuar sepse babai ishte shqiptar dhe ka emigruar kur ishte 16 vjeç, dhe tani që jemi këtu na kujtohet jeta e tij”,-tha turistja.

Përgjatë kësaj vere në qytetin e Gjirokastrës po zhvillohen aktivitete te shumta kulturore të cilat po tërheqin edhe turistët për të vizituar qytetin e gurtë.