osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Në Shqipëri, larg çmimeve të çmendura të Italisë”! La Repubblica me udhëtarët e tragetit Bari-Durrës

“Në Shqipëri, larg çmimeve të çmendura të Italisë”! La Repubblica me udhëtarët e tragetit Bari-Durrës

“Në traget për në Shqipëri me turistë low cost. Në arrati nga çmimet e çmendura të Italisë”. Është ky titulli që prestigjiozja italiane “La Repubblica” i ka vendosur një reportazhi dedikuar italianëve që këtë vit kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në vendin tonë.

Gazetari Davide Carluçi ka vendosur të udhëtojë bashkë me italianët e linjës së tragetit Bari-Durrës për të kuptuar atë që ai e quan një eksod në kah të kundërt.

Gazetari shkruan se në rrugën që dikur kishte vetëm një drejtim, ikjen nga varfëria e një populli që sapo kishte hyrë në demokraci pas dekadash komunizmi, tani po ndodh një tjetër arratisje, pak më diskrete, sigurisht më pak dramatike, por gjithsesi e shtyrë nga një lëvizje ekonomike.

Në intervistat me turistët italianë ata thonë se Shqipëria është një destinacion që ofron gjithçka që ka jugu i Italisë, Kroacia apo Greqi, por me çmime mjaft më të favorshme. “Si turist, është hera e tretë që shkoj dhe nuk do të ndalem së shkuari. Shkuam në Kroaci në qershor dhe është tepër e shtrenjtë: Një kafe kushton tre euro”, thotë njëri prej tyre.

Destinacionet e pushuesve italianë janë kryesisht Durrësi, Tirana ndërsa më pas vijohet me ture në jug të vendit ku destinacionet janë Vlora dhe Saranda.

Gazetari italian shkruan se tani Shqipëria prezantohet si një botë ende e virgjër për t’u eksploruar, por e gatshme për të qenë horizonti i dëshirave intelektuale dhe bredhjeve endacake.

“Shqiptarët mirëpresin evropianët që i pritën kur kishin vështirësi për të jetuar. Ata ia kthejnë mikpritjen, por tani jo më me shumë komplekse inferioriteti”, shkruan La Republika. Të dhënat e INSTAT flasin për një rritje të italianëve që vizitojnë Shqipërinë duke u ngjitur në vendin e tretë pas vizitorëve nga Kosova dhe atyre nga Gjermania.