Nga Akil Ylli
Te perballesh me problemet e Shqupit, eshte si te perleshesh me mostren e mitologjis, Hidren. I pret koken ne Tirane, i del tjetra ne Peqin, ja presin perseri, i mbijne ne Kombinat, a diku gjetke. Ka ra raste, qe i ridalin ka dy periherit, ose dhe me
shume.
Sikur te benim per nje moment, kroniken kesaj drame politike shqiptare, do na dilte Lulashi si protogonist i saj. Megjithse, po ta shohim me holle, autoresia e ketij protogonizmi qendron ne hava, si ajo enigma e vezes me pulen, se kush lindi me pare, qe eshte me mire ta leme menjeane, se perndryshe bana me dhim krejet. Megjithate nje te dhene e kemi. Qe Lulashi ai, qe i preu i pari koken Hidres, ky eshte fakt. Por a eshte ai shkaktari shperthimeve te dhuneshme ne ate gjol krijesash, kete nuk mund ta them, kur neper ate thark sillet hala Qoftlargu dhe i njohim mire pasojat, qe mund te lindin nga nje konflikt i mundeshem me te. Ndaj e bera krahasimin e vezes, per ta shmangur debatin, sepse eshte e pamundur te ja nxjerresh fundin. Lulash ne kete mes, ka vetem rolin e urryer te xhelatit, qe i “preu” koken te jatit, por pasojat jane te tjeter kujt.
Po perse e beri Lulashi ate veprim? E beri sepse eshte i papergjegjshem, ashtu ka vepruar gjithmone. Edhe kur e marrin per dore, hyn fyll e del krap.
Tani, kjo ishte me pak fjale, nje permbledhje metaforike asaj qe po ndodh, ne oborrin e madh te Shqupit. Por e veçanta e kesaj historie, eshte ajo, se ndryshe nga Hidra, shkaktare e famshme tragjedish, keta pjellat e reja jane kryesisht personazhe qesharake e demode, te afte te riperserisin te njejtat palaçolleqe. Dhe kjo s’eshte hera e pare. Ja kane marre doren ketyre trukeve. Nese e mbani mend, i ka ndodhur pothuajse e njejta gje edhe gallofit ish President, qe u nda nga partia meme. Sapo u nda, vendosi te bente nje aleance te re, por brenda dites xhagajduret e Qoftelargut, u mblodhen me shpejtesi dhe ndyshuan vendimim e havdallit, qe fryhej si Kryetar. Ja vodhen partin qyqarit, nen hunde.
Qe prej asaj dite nuk ka ndryshuar asgje, filosofia vazhdon te mbetet po ajo, identike: Filosofia e Qoflargutt nga Viçidoli! Here pas here, per shkak te kohes, ndryshojne vetem interpretet. Ne skene çfaqet pala e re e qesharakeve.
Me te drejte ju mud te pyesni, po ç’ne rrashtat e reja, s’ngjajne aspak me originalin dhe bemave te tij vrastare? I ngjajne, i ngjajne, po ju kujtoj shpikjen e “qytetarit dixhital’ e gallaten e shqiptareve me te, dhe besoj se eshte kohe mese e mjaftueshme per te kuptuar, se gjithçka qe kane trashguar, i perket periudhes se postdegradimit te Qoftelargut.
Nje shembell tipik qe mbartin, eshte te genjejne derrçe, pa dorrca e asnje lloj freni moral. I kane ferrotat e vetkontrollit lustrafinit. Me tipike jane se fundmi, disa kaptina tirance, te kryesuara nga nje kryepicingul, qe me kryepicingul, s’ka si behet, i cili ka marre nje turrevrap te atille, per te firmosur mbledhje e vendime, sa do t’kete lene me goje hapur dhe mentorin e tij. Dhe e gjitha kjo, vetem per te sabotutar kuvendin e zyrtarizimit te vules, qe i djeg aq shume ozurpatorit te Shqupit. Sa hap e mbyll syte, brenda dites, me fryme te shejte beri nul nje vendim kolegjal dhe organizoj mbledhjen Keshillit Kombetar te partis, alla xum, me gjithçfare anetaresh rrumpalle alla xum dhe nxorri me pas nje vendim tjeter, alla xum, sa m’thote nje mendje, qe ne perfundim te kesaj parodie amatoriale, jane ndjere aq te te kenaqur, sa natyrshem ja kane marre kenges: E xum, xum, xum, e xum, xum, xum e Bac u kryyyye!
Mbas sihariqit te dhene nga nga ky far profesonistit, nje kryepicinguli tjeter, ai i Peqinit, do t’ja kete marre kenges edhe pse jam i bindur, qe do kete terrorizuar Melodin, me ate ze si blegerim dhije. Per te kompletuar tabellone qesharake, jehones alla xum neper Shqiperi, do i jene bashkuar dhe kokbabunet e trekendeshit Fier, Lushnje e Berat, pa te cilet qeshrakeria, do ishte pa flete.
Tashti ndoshta, tharkut i xhindosu per mometin, ka shume te ngjare te mos na mbaje me gajret, sepse do jete i zene per ca kohe, duke u dergjur radhave, prapa dyerve ne gjykata. Natyrisht, per ndonjerin kjo mungese, mund te jete shkak hidherimi disi, per faktin se tashme po i vjen fundi hordhekut. Por une do ti kisha inkurajuar, te mos jene te shqetsuar aspak, sepse e ardhmja eshte e garantuar. Edhe ne mungofte Qoftlargu per arsye moshe, kemi gati qesharakun e patentuar, me pervoje te kalçifikuar, Lulashin, qe sapo u zgjodh kryetar i ri i Vules. Neqoftese dikujt i ka mbete akoma ndonje hije dyshimi, te rrije i qete, se eshte gadi nje kandidat tjeter, po aq i taletuar, Beloja i Nans, qe nuk do na zhgenjej. Sapo ka njoftuar, se me urdhen t’peshkut do ushtroje zanatin e prokurorit. Hajde thuaj po deshe, qe gallata po mbaron! Ku te lene keta mor aman!
Mandej thone, pse fiton gjithnje kjo mazhorans edhe kur ndodhet ne gjendje te veshtire? Pyyfff! Pyetje kot!