Draftligji “Për taksën e pasurisë së paluajtshme” i nxjerrë për konsultim nga qeveria parashikon taksim të diferencuar për ata që zotërojnë vetëm një banesë dhe ata që kanë më shumë se një të tillë.
Në një nen të veçantë është parashikuar që të aplikohen zbritje për banesën e parë që do të thotë se është banesa ku rezidenti jeton.
Kjo zbritje është parashikuar deri në 50% të vlerës së banesës por jo më shumë se pragu maksimal i zbritjes.
Ky prag për Tiranën është jo më shumë se 4.5 milionë lekë, për një kategori të dytë bashkish jo më shumë se 3 milionë lekë, për kategorinë e tretë të bashkive që janë edhe më të vogla 1.5 milionë lekë. Pragu për kategorinë katër 750 mijë lekë.