Prezent në një hotel, Ronaldo ka tentuar të telefonojë një mikun e tij por ka ngatërruar numrin duke telefonuar një tjetër person në hotel.
Rastësia bëri që Ronaldo të telefononte modelen Haleme Boland, e cila ndodhej në të njëtin hotel dhe që regjistroi bisedën.
Menjëherë pasi iu prezantua se është Cristiano Ronaldo, modelja është emocionuar dhe ka kërkuar që të vijojë bisedën.
“Përshëndetje, jam Kristiano, Kristiano Ronaldo po tentoja të telefonoja një shok”- i thotë Ronaldo.
Modelja tenton të zgjasë bisedën me humor, duke i thënë se edhe ajo mund të jetë mikesha e tij: “Por, edhe unë jam shoqja jote”.
Videon me bisedën e Ronaldos, modelja e ka shpërndarë në rrjetet sociale duke shkruar “Gabimi më i bukur në botë”.
Për të parë videon Kliko Këtu.