Në Çamëri, në vendin e quajtur Konispoli, jetonte fisi i Takajve, aty ku lindi Osman Taka, një djalë me trup elegant, i pashëm dhe burrëror.
Historia fillon në kohën e pushtimit të Perandorisë Osmane ku Konispoli ka qenë qendër administrative e cila kontrollohej nga ana ushtarake “Karakolli i Qafë Botës”, posta kufitare turke e cila ruante rendin si në Konispol edhe në Filat.
Trupa e karakollit turk, një oficer dhe 5 ushtarë, falnin lutjet e së premtes njëherë në xhaminë e Konispolit dhe herën tjetër në xhaminë e Filatit.
Oficeri turk, pas kryerjes së lutjeve u ndesh në rrugë me dy femra me fytyrë të mbuluar sipas traditës, këto dy vasha ishin gruaja dhe motra e Osman Takës, të cilat kishin marrë rrugën nga Shehati për një vizitë. – I pari komandanti turk, u zuri rrugën grave dhe u çoj shaminë për t’i parë fytyrën.
Gratë si në faj largohen që aty dhe dikur u kthyen në shtëpi, nga turpi i ngjarjes motra menjëherë i thotë Osmanit, që trupa turke iu kishte zbuluar fytyrën. Për këtë turp Osmani mblodhi burrat tek Oda e Madhe e Takajve dhe morrë vendim të prerë ku Osman Taka me 4 djem trima konispolatë, i zunë pritën në udhë trupës që vinte nga karakolli turk. Ku të katër i vranë komandantin me ushtarët, kurse një nga ata u la i gjallë për t’i çuar lajmin kryekomandantit në Janinë.
Osman Taka u shpall në kërkim dhe për kapjen e tij, Veliu i Janinës, me ferman nga Porta e Lartë, jepte 5 mijë napolona floriri.
Osman Taka u arratis dhe për disa muaj qëndroi nëpër fshatra e vende të ndryshme të Çamërisë, deri sa ra në derën e një miku tradhëtar, Nasho Gërxhua i cili pasi u dha mish e raki, i dehu për t’u siguruar se janë në gjumë, e pastaj për t’i spiunuar që të fitonte 5 mijë napolonët.
Trupat turke u versulën drejt shtëpisë ku gjindeshin trimat dhe gjatë luftimeve u vranë dy djem të Nashos që i pagoi 5 mijë napolonat me jetën fëmijëve dhe një luftëtar i Osman Takës, tre trimat e tjerë i kapën të gjallë dhe i çuan në burgun e Janinës, ku u gjykua me varje në litar.