Duket e pabesueshme, por kanabisi mund të rritet edhe brenda reparteve ushtarake në Shqipëri! Një rast i tillë është zbuluar në një reparti ushtarak në Zall Herr të Tiranës, që çoi në arrestimin e ka tre ushtarakëve, ndërsa nën hetim janë vënë 4 persona, mes tyre komandanti i repartit.
Ndërkohë, mësohet se në këtë repart u zbuluan dhe asgjësuan 125 bimë kanabis.
Në vijim të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak, shtetasit:
– Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë; – Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin; – Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.
Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 4 shtetas të tjerë: – A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture; – P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge; – I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier; – P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.