Skuadra e UANL Tigres nga Meksika është kualifikuar tutje në Kupën e Ligës së Amerikës Qëndrore dhe Jugore, pasi mposhti në penallti ekipin amerikan, Vancouver Whitecaps.
Ndeshja pas 90 minutave u mbyll me rezultatin e barabartë 1 me 1 dhe prandaj pati edhe penallti, shkruan LIG Sport
Dhe ishin pikërisht 11-metërshat që na sollen diçka të paparë ndonjëherë në futboll.
Portieri argjentinas i Tigres, Nahuel Guzman bënte magji në fushë për t’i humbur fokusin lojtarëve kundërështar.
Në fakt, një magji e tij doli të jetë e suksesshme, pasi goditjen e lojtarit të klubit amerikan arriti ta priste, duke kualifikuar më pas skuadrën meksikane në raundin tjetër.
Kujtojmë që për shkak të gjesteve të tilla dhe magjive që bënte në portë, Guzman u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari i ndeshjes.