Vdekja e stilistes së famshme Kate Spade bëri bujë të madhe kudo dhe të gjithë i preku letra që ajo kishte lënë për të bijën para vetëvrasjes. Kate i kishte shkruar vajzës 13-vjeçare se e donte shumë dhe nuk ishte faji i saj, por duhet të pyeste babain.
Së fundmi, bashkëshorti i stilistes, Andy Spade, ka rrëfyer për mediat se prej pesë vitesh Kate vuante nga depresioni i thellë dhe kishte kërkuar ndihmën e mjekëve.
“Ajo po trajtohej nga mjekët për të kuruar depresionin që po i mer jetën shumë njerëzve. Një natë më parë ne komunikuam me të dhe ajo ishte e lumtur. Nuk dha asnjë shenjë apo paralajmërim se do ta bënte këtë. Jemi të shokuar. Nuk ishte ajo. Ishin djajtë me të cilët ajo po luftonte prej kaq shumë kohësh” -është shprehur Andy.