Marjana Kondi e njohur kryesisht për rolet në komedi, ndonëse nuk i mungojnë as rolet në zhanre të tjera në teatër është një nga personazhet që preferon të jetë aktive në televizion dhe rrjete sociale.
Ndonëse aktori ‘par excellence’ i filmit e teatrit Robert Ndrenika ka një qasje të tërhequr ndaj ekranit, ndodh që në mediet sociale të komentojë kolegët duke i mbështetur në projekte por edhe me batuta ‘pikante’.
Ndodh kështu kësaj here në një foto të publikuar nga Kondi, ku duket e lumtur ndërsa ndodhet pranë “Fontana di Trevi” në kryeqytetin e Italisë, në Romë. “Të bekuar jemi të gjithë” shkruan ajo, ndërsa Ndrenika i bën komentin epik.
Rrëfehet Robert Ndrenika: Si më përjashtuan nga listat për deputetë, biseda me Aleksandër Meksin
LEXO EDHE:
Rrëfehet Robert Ndrenika: Si më përjashtuan nga listat për deputetë, biseda me Aleksandër Meksin
“Shiko shiko plaka, bredh andej këndej”…
E njohur për humorin e saj, aktorja i përgjigjet Ndrenikës po me batutë.
“Ore mos më thuaj plakë, ta rregulloj unë qejfin ty”, shkruan Marjana.
Dy aktorët kanë interpretuar bashkë në film dhe teatër, në produksione si “Rrokullisje”, “Mendohu Xhakomino” etj.