Një konflikt virtual ka ndodhur mes gazetarit dhe analistit të njohur Mentor Kikia dhe këngëtarit shkodran, apo thënë ndryshe fenomenit Luiz Ejlli.
Ka qenë një intervistë e divës së muzikës shqiptare, Aurela Gaçe, e cila tha se tani nuk është momenti që të bëjë një bashkëpunim me Luizin, në këtë moment kur ai është në kulmin e famës, pasi sipas artistet bashkëpunimet e mira vijnë atëhere kur publiku nuk i pret.
Ky lajm bëri xhiron e rrjetit dhe sigurisht s’i kishte shpëtuar pa u kapur as nga analisti. Ai kritikoi mediet se si mundën të krahasojnë të madhen Aurela me Luizin, për të cilin tha se nuk ka asnjë vlerë artistike.
“Nuk po e mbaj dot më..Më dilni këto ditë nëpër rrjet, poshtë e lart dhe pa fund, lajme-leshi që Aurela Gace refuzon Luizin për të kënduar së bashku.
Këto soj lajmesh janë lloqe mediatike për klik, e di unë këtë. Por si keni kurajen o bicim të përballni një këngëtare, një artiste, me një produkt televiziv pa asnjë vlerë artistike (njerëzore se di, nuk e njoh)”, shkruajti Kikia në postimin e tij, të cilin më pas e fshiu.
Komenti i Kikisë u fshi, por Luizit nuk i shpëtoi. Ai e ripostoi statusin e analistit në llogarinë e tij në Instagram dhe i listoi atij arritjet, e madje i kujtoi edhe sukseset që ka arritur në karrierë.
Duke nisur nga çmimi në “Ethet” dhe deri te pjesëmarrja e tij në Eurovision. Në postimin e tij këngëtari e ofendoi gazetarin dhe tha se ndryshe nga ai, postimin e tij nuk e do e fshijë.
“Te thuash, qe une jam pa kurrefare viere, nuk e di nga e nxjerr!