Mbrëmjen e kaluar u mbajt në Pallatin e Kongreseve kompeticioni i bukurisë Miss Universe Albania, ku u shpall fituese bukuroshja nga Elbasani, Trejsi Sejdini.
Mirëpo pas shpalljes së fitueses, në prapaskenë njëra prej vajzave është shprehur e pakënaqur për ndarjen e çmimeve. 16-vjeçarja nga Lezha, Serena Sulo, ka rrëfyer për gazetaren Dasara Karaiskaj se i ishte bërë padrejtësi.
Ajo filmohet duke qarë dhe me lot në sy kërkon mamanë e saj. “Mendon se ta bënë padrejtësisht, prandaj po qan? Po pse?”, e pyet gazetarja.
Konkurentja pohon me kokë dhe më pas tregon veten e saj “Po a nuk më sheh?”, i thotë Dasarës.