osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha me sklerozë të rëndë! Akuzon Ramën për “tradhëti” me ishullin grek, me dokumentin që ka firmosur ai në 2009

Berisha me sklerozë të rëndë! Akuzon Ramën për “tradhëti” me ishullin grek, me dokumentin që ka firmosur ai në 2009

Sot ish-kryeministri Sali Berisha, bëri qytetarin dixhital në vetë të parë duke denoncuar nga “brenda” spiunët e grupit negociator që po negocion marrëveshjen e detit me Greqinë.

Nuk dihet halli i momentit i qytetarit dixhitalo-ajror Berisha që nxjerr këtë temë në momentin kur partia ku ai bën pjesë po shpëton Fatmir Xhafajn, duke vrarë me budallallëkun e paraqitjes në Kuvend, vetë diskutimin për ministrin e Brendshëm.

Por kjo ka pak rëndësi. Rëndësi – qoftë edhe për të qeshur – ka ajo që thotë z. Berisha, që dikur ka marrë vendime në këtë vend.

Gjatë një prononcimi të bërë sot, ai ndër të tjera tha:

Ishulli Othon merr fuqi të plotë, si për ujërat territoriale ashtu dhe për zonën ekonomike. Ai ishull që bëri zhurmë pala greke, i bën të qartë palës shqiptare se ishulli ka të gjithë fuqinë si një ishull të banuar”.

Nuk është e qartë se çfarë do të thotë kjo, por me siguri z. Berisha ka riprodhuar me aq sa ka mundur atë që i kanë thënë.

Nëse e lexojmë drejtpërdrejt, duket se z.Berisha po na thotë që ishullit në fjalë do t’i jepet vlerë e plotë si tokë kontinent në ndarjen e ujërave.

Dhe se ai është kategorikisht kundër kësaj, meqenëse “Shqipëria humbet pasuritë përrallore”.

Mirëpo në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Marrëveshjen e vitit 2009, të cilën e firmosi qeveria Berisha, thuhet ndër të tjera shprehimisht se:

Gjykata çmon se procesi i delimitimit duhet të kishte kaluar përmes disa fazave të cilat çojnë në adoptimin e një vije kufitare provizore që më pas korigjohet në funksion të parimit të Ekitesë.

Në këtë  kuptim, duhej të ishte vlerësuar veçmas jo vetëm ndikimi i ishujve të banuar Lazareto, Erikuza dhe Othonoi, por edhe i vetë ishullit kryesor të Korfuzit.

Marrëveshja u jep (padrejtësisht) që të gjithëve efekt të plotë në caktimin e vijës kufitare, duke i barazuar plotësisht me dheun kontinental të vendit tone”.

Pra nga sa shihet, ishullit në fjalë i është dhënë vlerë e plotë në marrëveshjen e parë, pra në vitin 2009, vit kur z. Berisha ishte 9 vjet më i ri se sot.

Çaprashitjet e fundit të ish-kryeministrit për këtë temë, vetëm sa ngatërrojnë ndjekës të caktuar në Facebook.

Si njeri me shumë informacion dhe që e do shumë atdheun, z. Berisha ka detyrimin të bëjë një sqarim, apo një parashtrim më të hollësishëm të tradhtisë që po konsumohet, në mënyrë që edhe të kuptojmë diçka, por edhe të mos ecim qorrazi pas lajmeve me koordinata.

Përndryshe, le të eksperimentojë me ndarjen e ujërave të pusit, apo të vaskës dhe t’ia rekomandojë si model presidentit të Republikës për të kuptuar më mirë tradhtinë, të cilën nuk e beson kush pas këtyre komenteve shumë të paqëndrueshme logjikisht. (Respublica)