Pas ndërhyrjes së parë urgjente në një prej spitaleve private të Tiranës, bashkëshortja e artistit Genc Fuga ka treguar për “Iconstyle” se ai i është nënshtruar sot ndërhyrjes së dytë në kokë.
Momentalisht, Genci ndodhet në sallën e operimit ku në proces e sipër do t’i bëhen edhe dy hapje të tjera në kokë, për shkarkimin e edemave.
Operacioni i parë shkoi mirë dhe gjendja shëndetësore e aktorit ka qenë e qetë, deri në këtë operacion të dytë, që pritet të ndihmojë më tepër gjendjen e Fugës. Urojmë që gjithçka të shkojë mirë edhe në operacionin e dytë dhe aktori i dashur per publikun te kthehet prane familjes se tij.