Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës Dritan Goxhaj është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se Goxhaj është arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale të Hagës.
Dritan Goxhaj ka qenë shoqërues i trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë gjatë vitit 1999. Ai i është bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.
Arrestimi i Goxhajt është bërë me pretendimin se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve të disa çështjeve penale, të ngritura pas luftës në Kosovë.
Ndalimi i Goxhaj dyshohet se është kryer me urdhër të Serbisë. Goxhaj ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.