Vjedhje e hapur ditën për diell dhe Shefqeti bën pallë i mbrojtur nga Krimi i Organizuar nga njera anë dhe nga vëllai i vet Gani Dizdari si antarë i Gjykatës Kushtetuese
Arjan Nikaj
Dje Sali Berisha rimori në kontroll Vendburimin e naftës Kocul -Gorisht kur më parë e kishte nën kontroll me ortakun e Shkëlzenit dhe burrin e Vokshit, pasi shmangu miliona euro taksa. Sot bënte opozitë i qeshur dhe energjikë se mbylli një aferë të re me avokatin e tij Shefqet Dizdari që rimori atë që mund të quhet vendburimi Strimit dhe i Berishës.
E mori me anë të avokatit të tij dhe avokatit të Hajdin Sejdisë si pazh i vjetēr i Oligarkisë Kriminale ky i fundit përfaqsuesi i Nexhmijes dhe i Ramizit. Edi Rama po i lëshon pe opozitës që të vjedhi rehat tek ARMO dhe të siguroj lëndën e parë naftën për të.
Vjedhje e hapur ditën për diell dhe Shefqeti bën pallë i mbrojtur nga Krimi i Organizuar nga njera anë dhe nga vëllai i vet Gani Dizdari si antarë i Gjykatës Kushtetuese. Gazetaria e quajtur investigative shkruan broçkulla me rusë e serb kur ka vetëm Oligarki shqiptare që ka shërbëtor besnikë Metën Berishën dhe Ramën.