Lulzim Basha rikonfirmohet në krye të Partisë demokratike nga rreth 20 mijë anëtarë të kësaj force politike. Sipas burimeve të gazetës
Sot mësohet se nga fletët në kutitë e votimit ka pasur një masivitet të jashtëzakonshëm, ku rreth 20 mijë demokratë kanë shprehur dëshirën e tyre për të rikonfirmuar sërish Lulzim Bashën si njeriun që do i drejtojë drejt suksesit si forcë politike.
Bazuar në shifrat e mësipërme, vërehet se 20 mijë votat e sotme të demokratëve për Lulzim Bashën kanë vlerë absolute në raport me zgjedhjet e vitit 2021 ku votuan rreth 36 mijë demokratë. Më në fund Lulzim Basha konfirmoi veten me një antarësi të konsoliduar në një situatë diversive nga kreu i foltores, i cili ka kryer një fushatë tej mase agresive ndaj PD zyrtare.
Zgjedhjet e sotme marrin një vlerë të jashtëzakonshme në situatën aktuale ku ka përfunduar opozita falë strategjisë eliminuese që zhvilloi Sali Berisha, i cili ka përdorur gjitçka kundër PD, duke filluar nga dhuna e 8 janarit, flirtet me Edi Ramën në zgjedhjet e 6 marsit, deri te financimet marramendëse për të shkatërruar në qelizë këtë formacion politik.
Rikonfirmimi i sotëm i Lulzim Bashës është një ogur i ri për demokracië shqiptare, ku Partia Demokratike hyn në fushën e betejës si një parti që ka kryer një katharsis të plotë nga vemjet pseudokomuniste si Sali Berisha që prodhoi këtë tranzicion torturues për shqiptarët.
Lulzim Basha është pesonazhi unikal i politikës shqiptare që përzuri një monstër kriminale si Sali Berisha nga Partia Demokratike dhe dërgimin e tij në morgun politik si një kufomë të dekompozuar.
Vota e 20 mijë demokratëve për rikonfirmimin e Lulzim Bashës, tregoi qartë se kjo forcë politike ka brenda vetes sinergji për të përçuar një transformin gjeneral në skakierën politike shqiptare për të ndërtuar një Shqipëri proeuropiane dhe euroatlantike.
Më shumë se kurrë këto zgjedhje treguan se deklarata e tij dhe strategjia për të ndryshuar politikën shqiptare është një nga motivet për të çuar përpara idetë e tij novatore për një Shqipëri ndryshe.
Deklarata e Bahshës se: “Sot është koha që bashkë me shqiptarët, të majtë e të djathtë, t’i japim fuqi votës dhe zërit të qytetarëve përmes listave të hapura, vetting-ut në politikë, kufizimit të mandateve, largimit të krimit nga politika dhe votës së emigrantëve”, duket se do të jetë një nga themelet kryesore të rrugës tij drejt ndryshimit radikal të një Shqipërie ndryshe.