Balliu i vogël ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama duke e bërë përgjegjes per inceneratoret.
Çuni i Fahriut pa fakte na ka habitur të gjithë teksa thotë se “Edi Rama çdo natë merr në Surrel pakon 80 mijë euro”.
“Tek inceneratoret nuk ka pergjegjes të dytë, as të tretë, ka vetëm një dhe ai është Edi Rama. Këta të tjeret zbatojnë urdhërat e tij. P.sh. mund të jap një provë për këtë. A janë arrestuar ministrat për inceneratorët?!
Shumë mirë. Janë arrestuar deputetët? A janë në kërkim pronarët?! – Po! Atëherë, pse po vazhdojnë të jepen paratë?! – Se paratë nuk numërohen as tek vila e Benit, as te vila e Gjiknurit, ato numërohen në Surrel. Çdo natë Rama shkon atje dhe merr atë pakon 80 mijë euro në ditë! I jep një përqindje Veliajt dhe pagesat vazhdojnë“, tha Balliu.