Aktori Genci Fuga ka pësuar një goditje në tru dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në një spital privat.
Operacioni kushton 19 mijë euro dhe shuma është e pamundur për tu përballuar nga familja e cila kërkon ndihmë.
Vetë bashkëshortja Enerjeta Fuga përmes një postimi në facebook kërkon ndihmën e kolegëve por dhe të gjithë atyre që munden të solidarizohen për të përballuar këtë shifër për operacionin.
“Nuk qënka e lehtë, por në këto momente e kam domosdoshmëri. Genci po kalon një periudhë të vështirë. Ka pësuar një goditje në tru dhe në këto momente po kryen ndërhyrje në spitalin amerikan.
Do ju lutesha të gjithë punonjësve të RTSH nëse munden dhe kush mundet të ofroje një kontribut prej 200 lekë të rinj për të patur mundësinë të kem shumën 19 mije euro të operacionit. Ndjese dhe konsiderete….” shkruan Enerjeta Fuga në Facebook.