Gjatë vitit të kaluar në total në Shqipëri kanë hyrë rreth 7.5 milionë shtetas të huaj, duke thyer një rekord të ri historik.
betovis
Ky vit ndërkohë premton shifra ndjeshëm më të larta. Por, si krahasohet Shqipëria me vende të ngjashme në rajon dhe përtej sa i përket numrit të turistëve në raport me popullsinë? “Scan intel” ka bërë një krahasim të tillë, bazuar në një përllogaritje të thjeshtë të numrit të vizitorëve të huaj në raport me popullsinë, duke marrë në analizë vende si: Greqia, Mali i Zi, Kroacia, Italia, Spanja dhe Turqia, të cilat janë shtete të cilat kanë turizëm bregdetar, janë në Europë dhe jo larg nesh.
betovis giriş
Nga këto shifra rezulton se për vitin 2022 Shqipëria numëron 2731 turistë të huaj për 1 mijë banorë, ose 2.7 për banor. Kjo shifër na vendos në pozita thuajse të njëjta me Greqinë, që numëron 2800 vizitorë të huaj për 1 mijë banorë, por më pak se Mali i Zi dhe Kroacia, me 3200 dhe 3900 vizitorë të huaj për 1 mijë banorë.
Spanja, Italia dhe Turqia ndërkohë raportojnë shifra ndjeshëm më të ulta. Për Spanjën shifrat flasin për rreth 1500 turistë të huaj për 1 mijë banorë, për Italinë rreth 1260 të tillë dhe Turqia vetëm 526 vizitorë të huaj për 1 mijë banorë. Në terma absolutë ndërkohë, pra jo në raport me popullsinë, në vend të parë është Spanja, me rreth 75 milionë turistë të huaj në vit dhe ndiqet nga italia, me rreth 71 milionë.
betovis yeni giriş
Ajo që bie tjetër në sy nga shifrat është rritja e ndjeshme e numrit të turistëve të huaj ndër vite, si në Shqipëri, por edhe në shtetet e tjera të marra në analizë. Një dekadë më parë, në vitin 2012, Shqipërinë e vizitonin vetëm 3.5 milionë të huaj, pra më shumë se gjysma e shifrave të vitit 2022. Në raport me popullsinë, shifra në 2012-tën fiksohet pranë 1210 të huajve për 1 mijë banorë. Renditja mbetet e njëjta edhe sot 10 vite më pas, por diferenca me të tjerët është ngushtuar ndjeshëm.
Ndërkohë, shifrat sinjalizojnë se gjatë 6 muajve të parë të vitit, numri i të huajve që ka vizituar Shqipërinë është rritur me rreth 33%. Në rast se e njëjta tendencë do të vijojë edhe përgjatë gjysmës së dytë të vitit, atëherë në fund të 2023-shit Shqipëria do të raportonte rreth 10 milionë turistë të huaj.
Duke vijuar me mendësinë e supozimit, në rast se rritje në Greqi dhe Mal të Zi nuk do të jetë me të njëjtat ritme me Shqipërinë, ose më saktë, për Malin e Zi turistët e huaj të rriten me një normë nën 12% dhe në Greqi nën 28%, atëherë Shqipëria këtë vit do ua kalonte të dyja këtyre vendeve sa i përket turistëve të huaj në raport me popullsinë, duke u ngjitur në 3600 të tillë për 1 mijë banorë.