Ish-deputetja e PD, Grida Duma është filmuar duke drekuar në një jaht luksoz të ankoruar pranë Sarandës.
Në videon e publikuar nga “Hashtag.al“, shihet qartë teksa një punonjëse e jahtit i shërben drekën Salianjit dhe më pas drejt tij shkon Grida.
Një lidhje intime mes të dyve është përfolur shpesh në disa media, pas publikimit të disa mesazheve telefonike, për të cilat thuhej se i përkisnin bisedës mes dy (asokohe) deputetëve.
Vetë protagonistët e videos së mëposhtme nuk kanë komentuar kurrë për një marrëdhënie mes tyre.