Mjeku Tritan Kalo ka “varur bluzen e bardhë” duke u larguar kështu përfundimisht nga Shqipëria dhe nga shërbimi në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Duke lënë pas zyrën e boshatisur, Tritan Kalo i ka dedikuar edhe disa rreshta punës dhe kolegëve të tij. Duke nisur kështu një kapitull të ri në Kanada, ku do të jetojë së bashku me familjen e tij.
POSTIMI I PLOTË:
25.07.2023…..Një foto në zyrën time në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në QSUNT të boshatisur tashmë nga librat, laptopi, radio, stetoskopi, aparati i tensionit, fotot e diplomave në mure, veshjet profesionale, etj, para dorzimit të saj….
Paisjet e zyrës janë jo pronë e QSUNT-së, por ato me shumë dëshirë po i lë aty dhe le ti gëzojë ai/ajo, që do të vendoset në atë zyrë…..
Takimi me stafin administrativ, një dhuratë mjaft e bukur dhe domethënëse prej tyre, një kafe dhe së fundmi dorzimi i çelsave….Në aspektin e punësimit ka gjithmonë një fillim dhe një fund të tij e dalja më pas në pension….
Nga nesër pasdite unë do të ndodhem në vijimësi pranë familjes sime në Victoria, BC, Canada, së cilës i kam munguar dhe ajo më ka munguar kaq shumë, me urimin dhe shpresën e vetme të kalimit të sa më shumë viteve me të…..
Home sweet home……MËMËDHEU do të mbetet kurdoherë i pranishëm në mëndjen dhe në zemrën time, sepse “këtu më ka lerë koka”…..
BASHKËKOMBASIT e mi në Trojet tona Arbërore dhe jo vetëm, si kurdoherë do t’i kenë të hapura dyert e zemrës dhe të mëndjes sime…..
Profesionalizmi, Përkujdesja e Përkushtimi i Dr. Tritan Kalos ndaj tyre, kurrë nuk ka për të munguar edhe pas pensionimit zyrtar në Shqipëri si dhe të kthimit tim në Kanada pranë familjes…..Together forever!!!
!