Greqi- Këta janë dy pilotë që humbën jetën pasi avioni ujë-lëshues “Canadair” është rrëzuar në Karisto të Greqisë teksa po shuante zjarret.
Bëhet me dje nga mediat greke se viktimat janë Kristo Mula 34 vjeç dhe Periklis Stefanidhis 27 vjeç.
Avioni me dy persona në bord ndodhej në një terren të vështirë në momentin e rrëzimit, pranë fshatit Plantanistot ku flakët vetëm po përparojnë.
Fatkeqësisht dy pilotët dyshohet se kanë vdekur në vend. Canadair u rrëzua në një luginë në fshatin Potami dhe u humb nga radarët. Në videot e publikuara nga mediat greke duket momenti ku pasi është rrëzuar, ka shpërthyer në vend.
Pas aksidentit, kryeministri Mitsotaqis anuloi vizitën zyrtare në Qipro.