osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Partizani dhe Tirana mësojnë rivalët e turit III, të kuqtë shanse për play-off të Conference League

Partizani dhe Tirana mësojnë rivalët e turit III, të kuqtë shanse për play-off të Conference League

Partizani dhe Tirana do të vijojnë aventurën e tyre evropiane në turin e dytë kualifikues të Conference League, por ndërkohë kanë mësuar edhe rivalët e mundshëm në turin e tretë, gjithnjë nëse dy skuadrat kryeqytetit arrijnë të kalojnë me sukses turin e parë.

Sipas shortit të hedhur në Nyon të Zvicrës, nëse “demat” do të arrijnë të kualifikohen ndaj Atletik Eskaldes të Andorrës, atëherë ata do të luajnë me fituesin e sfidës Tre Penne-Valmiera, kundërshtarë të cilët duken të lehtë në letër.

Tre Penne është skuadër e San Marinos, ndërsa Valmiera ekip që militon në kampionatin letonez, me këtë të fundit favorit. Me pak fjalë, kampionët e Shqipërisë duhet të bëjnë detyrën ndaj skuadrës andorriane, për të pasur mundësi të shkojnë në play-off të Conference League, pasi mundësitë janë shumë të mëdha.

Nga ana tjetër për Tiranën, nuk mund të thuhet e njëjta gjë. Nëse bardheblutë do të kalonin gjigantët turq të Beshiktashit, atëherë përballë do të ketë fituesin e sfidës Zeljezniçar-Neftçi Baku, të dy kundërshtarë të cilët mund të hapin probleme.

Por nënkampionët në fillim duhet të kalojnë Beshiktashin. Sfidat e turit të dytë do të luhen gjatë kësaj jave, Partizani të martën, Tirana të mërkurën, të dyja në transfertë, ndërsa të turit të tretë do të luhen më 10 gusht, ndërsa ato të kthimit më 17 gusht.