osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Polici rri në autostradë pas ferrave”? Eksperti: E rrezikshme për punonjësin e Policisë

“Polici rri në autostradë pas ferrave”? Eksperti: E rrezikshme për punonjësin e Policisë

Eksperti i Sigurisë Rrugore, Fatjon Softa ka deklaruar se norma e aksidenteve në Shqipëri është e lartë në raport me popullsinë dhe ka shumë gjëra për të bërë.

I ftuar në “Top Talk”, Softa tha se niveli i papërgjegjshmërisë së drejtuesve të mjeteve në vendin tonë është shumë i lartë saqë nuk mund të rregullohet vetëm përmes gjobave. Duhen vendosur radarët, sepse i shpëtojnë jetën policit pasi ai nuk mund të patrullojë në autostradë dhe së dyti nuk kemi aq shumë punonjës policie.

Në verë për shkak të fluksit të njerëzve, raporti punonjës policie dhe qytetar i bie 1 me 400, ndërkohë që vendet e Bashkimit Evropian e kanë 1 me 250, tha eksperti i sigurisë.

“Ne kemi shumë aksidente, por nuk është se aksidente të ngjashme nuk ndodhin në vendet e BE-së. Megjithatë në raport me popullsinë, ne kemi disa gjëra që duhet t’i përmirësojmë.

P.sh: pjesa e papërgjegjshmërisë së disa personave të cilët nuk pyesin as për rregullat e qarkullimit rrugor, as për limitet e shpejtësisë, as për mënyrat e gabuara të parakalimeve, as për përdorimin e duhur të dritave, duke iu bërë presion përmes dritave qytetarëve të tjerë që lëvizin me mjet.

Gjëja që është e pakuptueshme është se këta qytetarë që bëjnë presion dhe të fortin në rrugë, kur shkojnë në vendet e Bashkimit Evropian zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Janë më të kujdesshëm, nuk bëjnë parakalime të gabuara.

Kur lëviz jashtë nuk e ke këtë stresin që ke kur lëviz në rrugët e Shqipërisë sepse ka disa gjëra që ne duhet t’i përmirësojmë qoftë nga institucionet shtetërore, qoftë sa i përket infrastrukturës rrugore.

Marrim si shembull rrugën Tiranë-Vlorë. Nëse e krahasojmë këtë me Italinë që është vend i afërt i rajonit dhe më i prekshëm nga aksidentet, ka autogrila. Çfarë domethënë kjo? Do të thotë se një person që është i lodhur nga udhëtimi, kamionist apo shofer, ndalon në një vend të caktuar. Mund të ketë nevoja personale, mund të ketë nevojë për një kafe, mund të marri karburant etj, etj. Tek ne nuk janë këto, janë private dhe t’i do të shkosh tek privati. Ato duhet të jenë të përcaktuara në bazën e kilometrave.

Duhet të vendosen radarët. Në momentin që t’i ke vendosur radarë nuk mund ta mbash dot me punonjës policie. Punonjësi i Policisë në autostradë është e gabuar, kështu që vendosim radarë. Radarët duhet të jenë të përcaktuar në distancë, me paralajmërimin e duhur për të ndikuar edhe tek formimi edukativ i drejtuesit të mjetit, por edhe për të matur shpejtësinë mesatare. Sepse çfarë ndodhë, ai i jep me shpejtësi në një moment, dhe ku është radari e ul shpejtësinë, për ta ngritur më pas prapë. Pra quhet tutor, për mbajtje dhe matje të shpejtësisë mesatare. Kështu nuk ka më nevojë për të vënë punonjës policie me radarë të fshehur pas makinave, por mund të vendosin policinë e autostradave.

Në Shqipëri nuk ka reflektim tek drejtuesit e mjeteve sado që të vendoset gjoba sepse një pjesë shkon me mendimin se unë njoh filanin dhe do t’i bie telefonit të filanit. Kujtoj vetëm një deklaratë të ish-ministrit Çuçi i cili doli me drejtorin e përgjithshëm të asaj kohe në autostradë dhe tha, kjo makina nuk njeh miq. Ato janë nja 10 makina që vijnë vërdallë dhe në përgjithësi jashtë i përdorin në njësi të vogla administrative për të mbledhur të ardhura. Ato nuk e zgjidhin problemin, nuk kanë rol edukues, aq më tepër që nuk është rol edukues të nxjerrësh policin në autostradë të rrijë mbrapa kroskotit e mbrapa ferrave dhe të ndaloj qytetarin.

E para është e rrezikshme për punonjësin e policisë dhe e dyta nuk kemi aq shumë punonjës policie. Në verë për shkak të fluksit të njerëzve, raporti punonjës policie dhe qytetar i bie 1 me 400, ndërkohë që vendet e Bashkimit Evropian e kanë 1 me 250”- tha Softa.