Situatë alarmante në Greqi. Pas Rodosit, flakë gjigante zjarri përfshijnë Korfuzin. Tymi dhe flaka duken në brigjet shqiptar.
Sipas forcave zjarrfikëse është dhënë urdhër për evakuim të pesë fshatrave, ndërsa flakët janë të dukshme në Sarandë.
Në zonë po drejtohen forca zjarrfikëse ndërsa situata vlerësohet e rrezikshme.
Pesë fshatrat që po evakuohen janë Santa, Μegula, Porta, Perthia e vjetër dhe Sinies. Aktualisht kanë nisur ndërhyrjet nga ajri me helikopter.
Plazhet dhe hotelet e zonës janë të mbushur me turistë nga e gjithë bota. Në Rodos u evakuan 30 mijë banorë dhe turistë.