Romeo Kara ka ndjekur nga pranë seancën e parë gjyqësore të Izet Haxhisë te Gjykata e Tiranës, i cili bëri një deklaratë të fortë lidhur me një plan ekzekutimi të disa personave me urdhër të Sali Berishës.
Kara tha se sipas dëshmisë së Izetit, ka pasur një marrëveshje në “Rogner”, ku kanë marrë pjesë Sali Berisha, Ilir Meta, Pandeli Majko dhe Genc Pollo.”Ka qenë një plan për ekzekutimin e disa personave. Izeti ka arritur të shpëtojë”, tha Romero Kara.
Dokumenti i SHIK për vrasjen e Azem Hajdarit/Emri i Izet Haxhisë s’përmendet në asnjë rresht
Avokati mbrojtës i Izet Haxhisë, Bashkim Nikolla, në seancën e parë te Gjykata e Tiranës, ka paraqitur një dokument të SHIK-ut, i cili ishte raport për vrasjen e Azem Hajdarit.Në katër faqet e këtij dokumenti të klasifikuar, përshkruhet e gjithë dinamika e vrasjes së Azem Hajdarit në 12 shtator 1998, përfshirë edhe autorët e krimit, por nuk është përmendur asnjëherë emri i Izet Haxhisë si autor apo i dyshuar.