Interi hoqi dorë nga gara për Romelu Lukakun, pasi sulmuesi belg kishte filluar të flirtonte me rivalët e përjetshëm të Juventusit.
Duke parë që bardhezinjtë e “Zonjës së Vjetër” nuk janë më të interesuar si në fillim për të, Lukaku i ka kërkuar falje zikaltërve, por për këta të fundit nuk ka më kthim mbrapa, pasi historia e dashurisë ka marrë fund një herë e mirë.
30-vjeçari ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku duket qartë se ia faturon fajin Interit. “Kur urrejtja nuk funksionon, ata fillojnë të gënjejnë” – shkruan mes të tjerash Lukaku.