osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vrasja e Azem Hajdarit, Izet Haxhia përpara Gjykatës: Sillni Sali Berishën të ballafaqohem!

Vrasja e Azem Hajdarit, Izet Haxhia përpara Gjykatës: Sillni Sali Berishën të ballafaqohem!

Kjo ka qenë kërkesa e Izet Haxhisë në seancën e parë te Gjykata e Tiranës: “Dua të përballem dhe ballafaqohem me denoncuesin tim Sali Berisha”.   Haxhia dhe avokati i tij mbrojtës kërkojnë rigjykim dhe rihapjen e dosjes “Azem Hajdari”. “Denoncuesi dhe akuzuesi im Sali Berisha ka një marrëveshje të bërë në “Rogner” për të ekzekutuar disa persona. Mes tyre edhe mua. Disa i vranë, mua jo”, ka deklaruar Izeti përpara trupës gjykuese, duke folur për një plan të gjerë ekzekutimesh të cilat sipas tij mbajnë autorësinë e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai ka mohuar të ketë gisht në vrasjen e Azem Hajdarit 12 shtatorin e vitit 1998, ngjarje për të cilën ai është dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor. Pas seancës së sotme e cila u kryesua nga gjyqtari i “21 janarit” Besnik Hoxha, në 14 qershor do jetë seanca e dytë ku do të shpalosen pretendimet e Prokurorisë. Kërkesa e palës mbrojtëse është rihapja e këtij procesi. Avokati i Haxhisë në këtë seancë, Bashkim Nikolla, ka paraqitur një dokument të SHIK-ut, i cili ishte raport për vrasjen e Hajdarit, ku sipas tij Haxhia nuk është përmendur asnjëherë.


Izet Haxhia sot para gjykatës së Tiranës

Në këtë proces, Izet Haxhia mbrohet nga avokati Bashkim Nikolla, ndërsa pala e akuzës nga Prokurori Petrit Bici. Ndërkohë në seancën gjyqësore merrte pjesë edhe një nga familjarët e Izet Haxhisë, Ismet Haxhia, si dhe miku i tij, Romeo Kara, ish-avokat i OSHEE-së i cili ka denoncuar skandalin e privatizimit të OSSH te çekët e CEZ-it. Për dënimin në mungesë ndaj Izet Haxhisë, Gjykata e Strasburgut ka vlerësuar se procesi ndaj Izetit ka pasur parregullsi.