Dëshpërimi i dhëndrit të Sali Berishës, që quhet Jamarbër por që e thërret veten Abi Malltezi, nga investigimet e gazetarëve ndaj tij për pastrim parash në 19 kullat që ai ka ndërtuar në tokat e ish Kompleksit Partizani, i ndihmuar nga vjehrri Sali Berisha dhe skandale të tjera të thella ende të pabëra publike, kanë ndikuar që vetë ai, por dhe një rreth i pakët ekstremistësh që kanë interesa me të, të publikojnë vazhdimisht në rrjete sociale shpifje dhe kërcënime.
Por kjo nuk u mjafton pasi thirrjet e vazhdueshme për urrejtje ndaj kundërshtarëve nxisin militantët më radikalë drejt dhunës dhe në kërcënime për vdekje ndaj atyre që i konsiderojnë armiq.
Rasti më i fundit është publikimi i vazhdueshëm që Abi Malltezi bën në faqen e tij Facebook i një fotoje të gazetarit Carlo Bollino me bashkëshorten Alba Malltezi, Kryetarin e Bashkisë Erjon Veliaj dhe bashkëshorten Ajola Xoxe, bërë rreth 10 vite më parë në Alberobello, Itali, ku me fantazinë e tij të sëmurë, rendit një sërë akuzash për të cilat është i specializuar vetë.
Botimi më i fundit i fotos shoqëruar me akuza delirante prej tij, është përdorur nga një fanse e tij Zyhra Sorra Kola, 66 vjeç me origjinë nga Bajram Curri, për të publikuar një koment me kërcënime të rënda.
“Kater k…duhen vrarë me bukë në gojë”, shkruan 66 vjeçarja Zyra Sorra Kola, duke marrë pëlqimin e një tjetre bashkëpronare në kullat e Partizanit, Rajmonda Bekteshi.
Studio ligjore po shqyrton mundësinë për të paraqitur kallëzim për kanosje pranë policisë së krimeve kibernetike.