Në Perimetriki Odos të Patrës ka rënë një pjesë ure. Një i vdekur dhe dy të plagosur janë shënuar deri tani nga ngjarja e rëndë.
Mediat vendase raportojnë se tre persona janë transferuar në Spitalin Universitar të Rios dhe në spitalin “Agios Andreas” për shkak të lëdimeve.
Në këtë pikë punimet kryhen prej dy vitesh. Sipas informacioneve ekziston dhe një problem statik i urës.
Tashmë ka një mobilizim të madh të autoriteteve. Në vendngjarje ka persona të bllokuar, ndërsa Zjarrfikësja dhe EMS janë në rrugë. Në këmbë është edhe EMAK me qentë e saj të trajnuar posaçërisht, ndërsa në vendngjarje ka panik.