Ushtria greke po vijon me hapjen e kampeve në Rodos të Greqisë për të pritur qytetarët dhe turistët që lanë shtëpitë dhe hotelet e tyre për t’i shpëtuar zjarrit.
Një nga kampet që po hapet është ai i Njësisë së Fatkeqësive Nënujore në zonën Kalathos të Rodosit. Vihet re se tre tragete pasagjerësh janë ankoruar në portin e Rodosit për të akomoduar të evakuaurit nga zonat zjarri është në përmasa të mëdha dhe rrezikshme.
70 autobusë turistikë janë siguruar edhe nëpërmjet Federatës Panhelenike të Ndërmarrjeve Turistike për të transportuar turistët kudo që ka nevojë.
Video:
https://twitter.com/Reuters/status/1682805203496755200?