Ilir Meta pas avazit berishian me qeverinë që vodhi votat dhe manipuloi rezultatin, më në fund e nxorri kokën pas thirrjes së Vasilit në SPAK.
Përpos gjithë recitimit që bëri si rapsodi i dytë mbas Saliut, Meta foli dhe për mardhënien më këtë të fundit, duke e joshur me betimin se mes tyre nuk do ndryshoi asgjë, ata doo jenë miq …deri kur burgu do i ndaj!
Pjesë nga deklaratat e tij qesharake:
Cila është marrëdhënia juaj me zotin Berisha?
Marrëdhënia është mjaft konstruktive edhe bashkëpunuese, asgjë nuk ka ndryshuar dhe nuk ka pse të ndryshojë sa kohë që Berisha ka qenë dhe është i angazhuar në ato qëllime madhore që kemi së bashku për luftën kundër korrupsion dhe për fuqizimin e opozitarizmit…
Jeni në komunikim për aksion opozitar?
Kemi qenë dhe jemi vazhdimisht, bashkë me përfaqësuesit tanë.
Apo diskutoni dhe bini dakord për një datë proteste?
Nuk kam diskutuar për një çështje të tillë, por kemi mbështetur çdo gjë që i shërben ndërgjegjësimit shoqëror për këto fenomene kaq shkatërrimtare për vendin tonë.
Fati më i madh i Ramës duket se është përçarja e opozitës?
Mendoj se investimi i tij madhor dhe i qarqeve të zeza ndërkombëtare që kanë interes për të shkatërruar opozitarizmin dhe mbështetur një narkoregjim që i shkon pas avazit, sigurisht që investimi ka qenë tek rrëmbimi i vulës së PD si partia kryesore e opozitës./Ekskluzive.al