Partia Demokratike dhe Lëvizja Socilaiste për Integrim megjithë aksionet e përbashkëta politike, përfshirë këtu edhe protestat që kanë zhvilluar nuk po kalojnë një moment të mirë mes tyre.
Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga deputeti i LSI-së si dhe ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço. I ftuar në ‘’Vizion Plus’’ në emisionin 7 pa 5, ai tregoi edhe arsyet e ndarjes së palëve.
Për Nasip Naçon është ende herët për të diskutuar në lidhje me koalicionet për zgjedhjet locale që do të mbahen vitin e ardhshëm.
Deputeti i LSI-së, bashkë me disa kolegë të tjerë të LSI-së kohët e fundit kanë dale kundër vendimeve të Monika Kryemadhit duke mos bratisur seancat paralmentare si dhe duke bashkuar votat me PS-në duke votuar ligjet e parashikuara në rendin e ditës.