osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbardhen provat kundër Adriatik Llallës, ja si ish-kryeprokurori rrezikon të futet në veting, komisioni gati të dhënat për pasurinë dhe pronat

Zbardhen provat kundër Adriatik Llallës, ja si ish-kryeprokurori rrezikon të futet në veting, komisioni gati të dhënat për pasurinë dhe pronat

Zbardhet dosja e Komisionerit Publik kundër Adriatik Llallës. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ditën e djeshme zhvilloi seancën e radhës dëgjimore të ankimimit të vendimit të Komisionerit Publik për të futur në procesin e vetingut ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, i cili dha dorëheqjen pak kohë më parë. Por edhe pse Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi që vendimin përfundimtar për fatet e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla ta japë ditën e hënë në orën 13:00, komisioneri publik këmbënguli që ai të rikthehet sërish në procesin e rivlerësimit pasi vendimi ndaj tij për ndërprerjen e vetingut është nul. Sipas komisionerit publik, Florian Ballhysa ish-kryeprokurori Adriatik Llalla e gëzon ende statusin magjistratit pasi dorëheqja e tij nga sistemi drejtësisë nuk është bërë sipas procedurave ligjore. Ballhysa tha gjithashtu se dorëheqja e Llallës nuk është firmosur nga ana e presidentit dhe se ai duhet t’i nënshtrohet procesit të vetingut. “Në rastin e zotit Adriatik Llalla jemi përpara një magjistrati sepse kështu e sanksionon neni 148 pika 5. Llalla e gëzon ende statusin e magjistratit për shkak se është shënuar Prokurori i Republikës në dekretin e Presidentit të Republikës Nr. 2298 datë 15.01.1999. Ai nuk e ka dhënë dorëheqjen në formën e kërkuar prandaj Komisioneri Publik po kërkon zbatimin e ligjit. Vullneti i dorëheqjes nëse nuk zbatohet sipas kushtetutës është nul. Pa u materializuar dorëheqja në formën dhe procedurën e parashikuar në ligj, nuk mundet ajo të prodhojë asnjë efekt juridik, qoftë ky dhe ndërprerja e procedurave të rivlerësimit kalimtar. Dorëheqja e Llallës nuk i është kërkuar Presidentit të Republikës”, u shpreh komisioneri publik, Florian Ballhysa.

Avokati Llallës: Dorëheqja akt sublim

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla edhe në seancën e djeshme të KPA u përfaqësua nga avokati mbrojtës Sokol Hazizaj. Gjatë fjalës së mbajtur para trupës së KPA, avokati Hazizaj ashtu si në seancën e kaluar kërkoi që lihet në fuqi vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sipas Hazizajt dorëheqja e Llallës nga sistemi i drejtësisë është në përmbajtje të së drejtës pasi i ka mbaruar mandati i kryeprokurorit. “Subjekti i rivlerësimit Llalla ka ushtruar mandatin e plotë të prokurorit të përgjithshëm, pra nuk është si rastet e shkarkimit. Ka përfunduar mandatin që ia dha Kuvendi i Shqipërisë dhe për shkak të dispozitave, përfundoi mandatin. Jo vetëm kaq, por ligjbërësi, besoj tek ai, ndaj e konstatoj elementin korruptiv, ndaj edhe i dha mundësi njerëzve jo për t’u dorëhequr nga analiza e korrupsionit, por për të respektuar të drejtën themelore të tij. Ne nuk kemi ardhur të mbrohemi nga fajësia. Jo për të kundërshtuar komisioneren, por për të mbrojtur një shtetas që ka konsumuar në kohë të plotë mandatin. Ai e ka ushtruar këtë mandat. Në këtë rast procesi i rivlerësimit ndërpritet. Çfarë ka bërë subjekti Llalla? Ka hequr dorë nga e drejta për t’u kthyer në detyrën e mëparshme, si dhe nga çdo e drejtë tjetër”, pohoi avokati.

Komisioni gati të dhënat për pasuritë dhe pronat

KPA do të jap ditën e hënë vendimin përfundimtar mbi fatin e Adriatik Llallës. Por rikthimi i tij në procesin e vetingut do ja vështirësonte shumë punën ish-kryeprokurorit. Sipas informacioneve të gazetës nëse KPA jep vendim për të rikthyer Llallën në procesin vetingut, KPK e ka gati dosjen e tij dhe se menjëherë ai do t’i nënshtrohet procesit të skanimit. Kjo për faktin se Llalla ka qenë një ndër emrat prioritarë që do i nënshtrohej procesit të vetingut dhe se KPK verifikimin e pasurisë së tij e ka mbyllur me kohë. Madje, kjo dosje sipas po të njëjtave burime, i është vënë në dispozicion edhe Prokurorisë për hetimin që po kryen ndaj ish-kryeprokurorit. Kjo për faktin se Llalla gjatë kohës që ka qenë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, i blinte pronat me çmime të lira dhe i shiste më pas me çmime marramendëse./Endri ARIZI