Një 52-vjeçar nga Tirana, i cili ishte shkuar për pushime në Tale të Lezhës, ka ndërruar jetë pasi është futur në det. Paraprakisht dyshohet se ka pësuar arrest kariak.
Njoftimi i policisë:
Në plazhin e Tales, shtetasi B.Xh, rreth 52 vjeç, banues në Kamzë Tiranë, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit nuk është ndier mirë. Roja bregdetare dhe pushuesit e tjerë e kanë ndihmuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe menjëherë është transportuar në Spitalin rajonal, por ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet se 52-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të humbjes së jetës së 52-vjeçarit.
Sipas policisë, pasditen e sotme në Porto Romano, shtetasi H. D., 68 vjeç, banues në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin ka shfaqur probleme shëndetësore.
Familjarët dhe pushuesit e tjerë e kanë ndihmuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe menjëherë është transportuar për në Spital por ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet arrest kardiak.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.