Një aksident i rëndë u shënua pasditen e sotme (21 korrik 2023) në Sarandë. Makina Land Rover doli nga rruga duke rënë 20 metra poshtë saj e për pasojë humbi jetën drejtuesi i mjetit, Renato Bushaj ndërsa u plagosën 3 turistë italianë.
Shoferi, rreth 40 vjeç, banues në Sarandë humbi jetën në vend ndërsa tre turistët janë plagosur.
Policia e Vlorës informon se janë dëmtuar dhe transportuar në spitalin e Sarandës për ndihmë mjeksore dy turistët që ishin pasagjerë në këtë automjet, njëri prej tyre në gjëndje të rëndë
Aksidenti u shënua në rrugë dytësore në vendin e quajtur Shën Vasil. Report TV siguron foto nga makina me targa AA044TV e përfshirë në aksident.
Nga informacionet e para mësohet se në makinë kanë qenë 6 pasagjerë, nga të cilët 5 të huaj dhe 1 shqiptar.