Kjo është vërtet një histori prekëse!
Libani u trondit dhe i indinjuar nga historia e një foshnjeje që u hodh me një qese plastike të zezë në koshin e plehrave dhe u shpëtua aksidentalisht nga një qen endacak. Vajza e vogël u gjet pranë një ndërtese komune në Tripoli, mëngjesin e së mërkurës.
Sipas thenationalnews.com, qeskën e mbante një qen endacak, kur një kalimtar dëgjoi të qante foshnjën dhe e dërgoi menjëherë në spital. Fotot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë foshnjën, e cila duket se është rreth 4 muajsh, me të nxira në fytyrë dhe trup.
Rasti ka tronditur vendin, por ka sjellë edhe shumë oferta për të adoptuar foshnjën.