osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Prokurorja Anila Leka kalon testin e vetingut, hapet rruga për ngritjen e KLP dhe KLGJ

Prokurorja Anila Leka kalon testin e vetingut, hapet rruga për ngritjen e KLP dhe KLGJ

Prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme Anila Leka ka kaluar me sukses filtrat e vetingut dhe është rikonfirmuar në detyrë nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese e përbërë nga kryesuesja Firdes Shuli, anëtari Roland Ilia dhe relatore Suela Zhegu vendosi dje që prokurorja Anila Leka të rikonfirmohet në detyrë. Konfirmimi në detyrë i prokurores Anila Leka erdhi pasi hetimi administrativ i ushtruar nga ana e KPK ndaj saj nuk ka konstatuar probleme në asnjërin prej kritereve të rivlerësimit. Në seancën dëgjimore të zhvilluar në 4 qershor, relatorja e çështjes, Suela Zhegu deklaroi se hetimi për prokuroren Anila Leka nuk ka zbuluar probleme me pasurinë si dhe ka konstatuar përshtatshmërinë e figurës. Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pasuria e prokurores Leka përbëhet nga një apartament në Tiranë me sipërfaqe 91.5 metra katrorë, një apartament në Golem me sipërfaqe 74 metra katrorë dhe një llogari bankare në bono thesari me vlerë rreth 5 milionë lekë. Pjesë e pasurisë së prokurores ishin dhe dy llogari bankare të prindërve të saj në vlerën e 16 mijë dollarëve. Të dhënat e dorëzuara nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK kanë konfirmuar po ashtu përshtatshmërinë e figurës së subjektit për të vazhduar detyrën. Ndërsa për të vlerësuar kriterin profesional të prokurores, janë marrë në shqyrtim nga grupi i monitorimit 5 dosje të hetuara nga Leka, ku nuk është konstatuar asnjë problem profesional. Deri tani KPK ka konfirmuar dy prokurorë në detyrë dhe ka shkarkuar një të tretë. Megjithatë ajo ç’ka bie në sy është se prokurorja Anila Leka është një nga kandidatet nga radhët e prokurorëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe rikonfirmimi i saj në detyrë do të thotë se shumë shpejt do të ngrihen dhe institucionet e reja të drejtësisë. Kjo për faktin se dhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po zhvillon nga dy seanca në javë me gjyqtarë e prokurorë dhe se shumë shpejt do të bëhet e mundur ngritja e KLGJ dhe KLP. Institucione që do t’i japin jetë më pas ngritjes së SPAK dhe BKH.