Shqiponja dykrenare u miratua si stemë perandorake për herë të parë nga një perandor Ilir
Shqiponja dykrenare është, në heraldikë, shqiponja me dy koka të ndara nga qafa dhe e kthyer nga një në të djathtë dhe një në të majtë. Në përgjithësi vendoset në kokën e artë, e njohur si koka e Perandorisë. Në fakt, shqiponja dykrenore identifikon bashkimin e dy perandorive.
Shqiponja dykrenore u miratua si stemë perandorake për herë të parë nga perandori romak Kostandini I, i njohur si i Madhi, dhe më pas mbeti si stemë në Perandorinë Romake të Lindjes deri në dinastinë e fundit të perandorëve bizantinë: atë të Paleologut.
Sot, Kisha Ortodokse Greke përdor shqiponjën dykrenare si trashëgimi e bizantinëve. E njëjta stemë u përdor më pas nga arsacidët, mbreti i Armenisë, dhe më vonë nga Habsburgët, perandorët e Austrisë dhe nga Romanovët, carët e të gjithë Rusisë.
Mbretërit e Serbisë, princat e Malit të Zi dhe heroi shqiptar i rezistencës kundër turqve osmanë, Gjergj Kastriori Skenderbeu, morën si emblemë shqiponjën dykrenore. Shqiponja dykrenore u adoptua edhe në Lindje, për mbretërinë e Mysore në Indi.