osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Turizmi vijon “marshimin”! Jugu udhëheq rritjen: Gjermanët dhe italianët, mposhtin turistët e Albinit

Turizmi vijon “marshimin”! Jugu udhëheq rritjen: Gjermanët dhe italianët, mposhtin turistët e Albinit

Muaj pas muaji, statistikat publike konfirmojnë një vit rekord për turizmin. Vizitorët në strukturat akomoduese janë rritur me 38% gjatë muajit Maj ndërsa netë-qëndrimet janë rritur me 46.7%, sinjalizojnë shifrat. Rritja më e madhe vihet re nga të huajt.

Vizitorët jo-rezident janë rritur me 52.2% gjatë Majit, ndërsa netë-qëndrimet janë rritur me 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sa i përket vizitorëve rezident, rritje vjetore fiksohet në 17.4% ndërsa për netë-qendrimet pranë 57%.

Ndërkohë, ajo që bie më së shumti në sy nga shifrat është edhe rritje e vizitorëve të huaj sipas rajoneve. Në veri rritja vjetore e të huajve nëpër strukturat akomuduese gjatë Majit fiksohet pranë 20%, në rajonin e qendrës pranë 33.2% dhe në rajonin e jugut pranë 145%. Edhe në zonat bregdetare rritja vjetore e vizitorëve është ndjeshëm më e lartë se në zonat jo-bregdetare.

Shifrat tregojnë gjithashtu se gjatë Majit, 65% e vizitorëve në strukturat akomoduese janë shtetas jo-rezident, ndërsa 35% janë vendas. Mes të huajve, pjesën kryesore e zënë shtetasit nga Kosova, me 12.7% të totalit, ndjekur nga gjermanët, me 9.1% të totalit dhe italianët me 7.8%.

Ndjekin më pas në renditje polakët dhe anglezët. Në kushtet kur publikimi i Instat mbi hyrjet dhe daljet e shtetasve nga Instituti i Statistikave nuk përmbajnë më identifikim gjeografik të turistëve, këto shifra që vijnë në formën e një ankete janë referenca e vetme në lidhje me origjinë e turistëve në Shqipëri këtë vit.

Edhe norma e shfrytëzimi të shtretërve dhe kapaciteteve akomoduese është rritur gjatë Majit, pranë 18.7%, nga 16% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Këto shifra mbështesin statistika të ngjashme në lidhje me hyrjet e shtetasve në Shqipëri këtë vit, kur vihet re një rritje rekord e turistëve, përtej edhe niveleve të vitit 2019, viti rekord, para pandemisë.

Për më tepër, këtë vit është vënë re një shtrirje e sezonit turistik përtej muajve të verës, paçka se ky i fundit mbetet qershia mbi tortë e një sektori që sipas shumë vlerësimeve përafqëson direkt dhe indirekt rreth 20% të ekonomisë shqiptare.