Balliu vogël pasi Berisha deklaroj se edhe ai dhe Noka janë në listën e nongrateve në UK tha në një intervistë se Britania dhe Amerika do të tërhiqen përballë Berishës.
Balliu tha se ky nuk është rasti i parë që do të ndodhë, duke përmendur rastin e para 3 muajve ku ish-kryeministri i Indisë që ka qenë non grata mbajti fjalën në Kongresin amerikan.
“Është revokuar non grata dhe nuk është rasti i parë, ka disa raste që është revokuar non grata dhe kjo do të revokohet,” – u shpreh Balliu duke iu referuar non gratës së Berishës nga Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Akuzuat e Veliajt dhe Bashës i dëgjonim përditë. Njerëzit prisnin që të kishte një dosje që kishin marrë britanikët. U shit se kishin informacione nga CIA. Dilnin nëpër studio dhe thonin se CIA amerikane do të arrestojë Berishën. Doli në pah që ky është një lobim i shëmtuar dhe jo vetëm. Nuk është çështja vetëm te goditja e Berishës, u godit opozita dhe në fund të ditës ne shohim produktin”- tha ai.
Sipas Balliut gjithçka është orkestruar nga Edi Rama me dakordësinë e Lulzim Bashës.
“E ka shkruar Edi Rama, e ka firmosur Lulzim Basha. Kështu ka ndodhur. Lulzim Basha e akuzon Sali Berishën për lidhje me bandat e Elbasanit, ndërkohë në publikimet e Sali Berishës për bandat e Elbasanit ju mund të gjeni 300 artikuj, me emër mbiemër, filani, adresë, nga vjen, ku rri, ndërsa te Lulzim Basha nuk i gjeni këto,” – u shpreh Balliu.