Idajet Beqiri thotë se Sali Berisha është informuar sot nga “ushtarët e tij në SPAK”, se dosjet e tij janë hapur.
I ftuar në një intervistë televizive Beqiri tha se dalja urgjente e Berishës ditën e djeshme, tregon shqetësimin e tij për situatën ku ndodhet, tashmë non grata nga SHBA dhe Britania.
Beqiri u shpreh se Berisha ka lidhje të brendshme në SPAK, me njerëz që e informojnë, të cilët i kërcënon.
“Kjo është klithma e fundit që Berisha mundohet tu japë simpatizantëve të tij, për t’u thënë që është i rrezikuar. Tani Berisha e di që problemin nuk e ka vetëm te litari se për një kohë të gjatë e ka pasur në fyt, problemi është te karrigia, që duan t’ia heqin.
SPAK në vend që të formësojë dosjen, disa ushtarë besnikë të Berishës, e lajmëruan urgjentisht Sali Berishën, Benjaminin dhe udhëheqësin e tyre shpirtëror të cilët Berisha i ka mbrojtur nga aferat korruptive dhe pasuritë që kanë ndërtuar duke vjedhur. Berisha i kërcënon dhe i mban të lidhur me video.
Sepse Berisha kështu është mësuar, të përdorë videot kërcënuese. Kështu ata e informuan dhe e vunë në dijeni, që të shpërthejë sot, sepse arrestimi është fare afër. Kjo është arsyeja që Berisha doli sot dhe shpërtheu”, u shpreh Beqiri.